Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vend ka sjellë reagimin e ish-deputetit demokrat, Bardh Spahia.

Sipas tij, 25 rastet e reja janë ilustrimi kokëfortë i dështimit të qeverisë në marrjen e masave për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, ndërsa ritheksoi që PD ka bërë me dije që në fillim të pandemisë se fasonët dhe call center janë 2 vatra të mëdha rreziku.

“Refuzimi per te financuar biznesin nga falimentimi sjell rritje te te infektuarve ne vend. 25 të infektuar të rinj me covid-19 të publikuar sot janë ilustrimi kokëfortë i dështimit të qeverisë në marrjen e masave për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Shumica e tyre, 15, janë të rinj që punojnë në call center. Është e njëjta vatër e rrezikshme si fasonët, që u lanë të hapura vetëm e vetëm që qeveria të mos mbulonte asnjë qindarkë pagat e tyre. Ne e kemi thënë me zë të lartë që në fillim se fasonët dhe call centers janë 2 vatra të mëdha rreziku, pasi infektimi përcillet masivisht tek familjarët e të njohurit!”

Spahia tha se punonjësit shqiptarëve që mbeten pa punë për shkak të pandemisë nuk u ndihmuan nga qeveria, duke i lënë në vështirësi financiare.

“Ato nuk u ndihmuan me asnjë qindarkë nga qeveria, duke i lënë në vështirësi serioze financiare e sidomos duke rrezikuar shëndetin! Kjo nuk është thjesht papërgjegjëshmëri, pasi vatra të tilla janë kthyer në fakt kokëfortë të politikës kriminale në një situatë pandemie, ku shëndeti i qytetarëve duhet të jetë i pari. Edi rama do të mbetet në histori si inividi që shfrytëzoi një pandemi për të fituar përmes tenderash sekretë e me cmime stratosferike, që dha fare pak lëmoshë si kompensim për shkatërrimin ekonomik që i solli biznesit e familjeve shqiptare, e sidomos me makutërinë për të mos kompensuar sipërmarrje si call centerat apo fasonët, që u kthyen në vatra të rrezikshme infektimi me covid-19.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *