Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia shprehet se qeveria po bën propagandë me  menaxhimin e pandemisë së Covid 19 në prag të hapjes së shkollave.

Në një postim në “Facebook”, Spahia shkruan se në shkollën Lac-Vau i Dejës nëndrejtoresha e kësaj shkolle është prekur me koronavirus dhe ka qenë në një ekskursion me drejtorin dhe gjysmën e mësuesve të kësaj shkolle.

Bardhi thekson se kjo është një paparëgjegjshmëri që rrezikon shëndetin e fëmijëve.

“ERTV propaganda dhe “gazetari” Edi Rama na thonë se gjithcka është gati për nisjen e vitit të ri shkollor, edhe pse minimumi, nuk është testuar asnjë arsimtar! Denoncimet që vijnë nga shkolla Lac-Vau i Dejës, thonë se nëndrejtoresha e kësaj shkolle është prekur me Covid dhe dy ditë më parë ka qenë në një ekskursion të oganizuar me drejtorin dhe gjysmën e mësuesve të kësaj shkolle. Të gjithë paraqiten në punë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, madje edhe pa masa mbrojtëse!!! Dhe pas pak ditësh do presin nxënësit për fillimin e shkollës! Kjo është një kronikë që nuk del në ERTV natyrisht, por tregon nivelin skandaloz të të zgjedhurve të Edi Ramës si në krye të shkollave, ashtu edhe në drejtoritë arsimore! Kjo është GATISHMERIA të cilën e propagandojnë cdo ditë! Papërgjegjshmëri që rrezikon shëndetin e fëmijëve!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *