Aksi rrugor Bogë-Qafë Thorë-Theth do të jetë i bllokuar gjatë natës, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës.
Bëhet me dije se pas analizës së bërë dhe kntaktit me inxhinerët është vendosru që ky aks rrugor të mbahet i mbyllur ëprgjatë gjithë natës deri në mëngjes.
Njoftimi:
Bazuar në analizën e riskut dhe pas komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, në segmentin rrugor “Bogë – Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve gjatë natës, pasi rrezikshmëria është e lartë, edhe për shkak të kufizimit të fushëpamjes.
Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në mëngjes. Kalimi i automjeteve do të lejohet vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim nga mjetet borëpastruese dhe shërbimet policore.
👮♂️👮♀️ Ndiqni udhëzimet e shërbimeve policore dhe për çdo nevojë apo emergjencë, telefononi në 112 📞
#SiguriaRrugore
#KujdesNëRrugë
#RespektoRregullatEQarkullimitRrugor
#MotiIKeq
#Emergjencat 🚧❄️





