Subscribe

Ahmet Prençi, ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit pret rezultate të mira nga Reforma në Drejtësi. I ftuar në “Vizioni i Pasdites”, Prençi tha se akoma është rrëmujë pasi Reforma sapo ka nisur të funksionojë, por ka dhënë shenja të mira.

Ai shtoi se vendi ynë është demokraci e re dhe është normale që të hasen këto vështirësi, por kjo nuk duhet të na demoralizojë.

Lexo edhe :

Related Posts

“Akoma është rrëmujë. Sapo ka nisur të funksionojë Reforma e Drejtësisë. Kam besim se do ecë mirë, por gjërat nuk bëhen për një ditë siç i duam ne. Shenjat janë të mira. Nuk duhet të përqendrohen në një grup të caktuar, siç është drejtuar media dhe i gjithë publiku te SPAK se ata një grup personash janë. Ky është qëllimi i reformës. Besoj se gjërat do shkojnë në vendin e duhur. Jemi demokraci e re dhe nuk duhet të demoralizohemi. Edhe në vendet e tjera ku institucionet janë të konsoliduara ka probleme, jo më te ne”, tha Prençi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *