E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Rrëmbeu, vrau dhe groposi djalin e fqinjit/ Kush është autori i krimit tronditës në Fier

Klodian Çalamani është 38-vjeçari që rrëmbeu fëmijën e fqinjit, të cilin më pas e vrau dhe groposi në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Grecalli të Fierit.

 

Nuk dihen ende motivet e rrëmbimit dhe vrasjes së djalit të mitur, ndërkohë që policia ka marrë në pyetje të arrestuarin, si dhe familjarë të viktimës për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

 

Reklamë

Mësohet se Çalamani është një emër i njohur për policinë. Vite më parë, ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, morën peng një vajzë, asokohe 16 vjeçe, të cilën e torturuan dhe e kërcënuan.

 

Ata u dënuan nga Gjykata e Fierit me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.

Më shumë video

Reklamë