E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rrëfehet Topalli: Nuk kam heshtur asnjëherë. Jeta ime është më shumë në opozitë

Liderja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ku ndër të tjera tregoi se nuk ka heshtur asnjëherë. Ndër të tjera, Topalli shtoi se në vitet 2013-2018 në Parlament ka kryer betejën më të madhe, atë kundër kriminelëve brenda atij institucioni.

 

“Unë nuk kam heshtur asnjëherë. Në periudhën 2013-2017,kur Partia Demokratike shkoi në opozitë, besoj nuk ka njeri që të thotë që unë të kem heshtur.

Partia Demokratike ka ikur në opozitë në 2013-ën. 2013-2017 kam qenë në Parlament. Kemi bërë betejën më të rëndësishme, kundër kriminelëve brenda Parlamentit. Nuk kemi ikur, as s’kemi patur frikë, as s’jemi shmangur.

Jeta ime është më shumë jetë opozitare sesa qeverisje. Unë kam 12 vite në opozitë dhe kur dëgjoj sot të flasin për PPP-të, korrupsionin apo krimet të them të drejtën e gjej veten me një buzëqeshje. Sigurisht që është ironike, është aq e vonuar, është 8 vite me vonesë.”

Më shumë video

Reklamë