E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rrëfehet shoferi i “Mond Çekiçit”: Ishin të maskuar, do më kishin vrarë edhe mua

Zbardhet dëshmia e shoferit të Edmond Koçit, që u ekzekutua mëngjesin e kësaj të shtune me 12 plumba në Durrës.

 

Ai ka rrëfyer para grupit hetimor se rrugën ja preu një makinë e zezë dhe prej saj dolën autorët e maskuar.

 

Reklamë

Sipas tij, nëse nuk do të ishte larguar nga vendngjarja, do të ishte vrarë edhe ai.

 

”Nuk i kam parë , nuk i njoh kush ishin. Unë kisha pak kohë shofer i Mondit. Në mengjes pranë shtëpisë së babait të Mondit na preu rrugën një makine e zezë Benz. Ata ishin të maskuar me kapuça dhe shall. Dola menjëherë nga makina dhe ika me vrap tek rrugica ngjitur që është aty ku kishim ndaluar. Po të kisha qëndruar do më kishin vrarë edhe mua. Unë nuk di kush ka patur konflikt me Mondin.”

 

Policia është ende në kërkim të autorëve, ndërsa deri tani është gjetur një mjet i djegur në Sukth, i përdorur nga ekzekutorët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë