E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 28 minuta më parë
Video · Politikë

Rrëfehet Idrizi: Në 2017 nuk ikëm ne nga Rama, por na përzunë. Na morën 12470 votat në Tiranë

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, z. Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, prej ku ka rrëfyer se pse u prish aleanca me Partinë Socialiste në vitin 2017. Idrizi deklaroi se 2017-ën nuk ishte PDIU ajo që iku nga Rama, por u përzu, duke nënkuptuar këtu mospërfshirjen e çështjes çame në programin qeverisës.

“E futi për herë të parë çështjen çame në programin qeverisës, jo vetëm të Partisë Socialiste në vitin 2013, gjë që nuk ekziston më në programin e qeverisë në vitin 2017. Pra, ne nuk kemi ik në 2017-ën, ne na përzunë, bashkë me çështjen çame.

Dhe sigurisht që artikulimet e forta të z.Rama, na bënë që ne të ishim entuziastë dhe me thënë të drejtën bëmë dhe gjëra përpara

Alban Dudushi: Ajo që po kuptoj është se juve kur afroheni me një palë politike apo me një palë tjetër, afroheni duke patur parasysh pikërisht këtë vokacion që është çështja çame.

Reklamë

Shpëtim Idrizi: Absolutisht!

Alban Dudushi: Pra, nuk është çështje ideologjie, afrimi me njërën apo palën tjetër?

Shpëtim Idrizi: Eksperienca ime në politikë, po edhe në këto raste si kryetar i PDIU-së, më mësoi që të them këtë që sapo thashë: e duam PDIU-në, krah i duan votat e PDIU-së, por nuk e duan çështjen çame.

Më shumë video

Reklamë