E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rrahu fëmijët, gjykata vendos “arrest me burg” për edukatoren

Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë për edukatoren e kopshtit privat në Tiranë, Denida Rexhepi, e cila dhunoi dy fëmijë të vegjël.

 

Edukatorja u denoncua nga prindërit e dy foshjnjave 20 muajshe, ndërsa dhuna u verifikua nga kamerat e sigurisë së kopshtit “4 Stinët”.

 

Reklamë

Një nga nënat e fëmijëve të vegjël ka thënë se fëmija i saj ndihej i trembur dhe ka kërkuar të vëzhgohen kamerat e sigurisë në ambjentet e kopështit, ku dhe është vërtetuar sjellja aspak normale e edukatores.

 

Kanë qenë prindërit ata që e kanë denoncuar në polici edukatoren duke kërkuar që çështja të ndiqet deri në fund.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë