Subscribe

Nata e pestë e muzikës së vërtetë shqiptare përcolli të tjera emocione në Vizion Plus. Këndo Këngën Time pati në këtë natë si protagoniste të saj një nga zërat më të spikatur të muzikës së lehtë shqiptare, Rovena Dilon. Ndër të tjera Rovena Dilo rrëfen se përse kënga e saj “Ante” nuk u fut në konkurrim në natën finale edhe pse kishte marrë vlerësimin final nga kryetarja e jurisë, Vaçe Zela:

“Vaçe Zela kishte menduar të ma jepte mua vlerësimin maksimal, 20 pikë, si kryetare e jurisë, pasi si e tillë ajo jepte 20 pikë në raport me 10 pikë që jepnin anëtarët e tjerë. Ndërkohë siç duket, si në çdo festival që ka lojra të nëndheshme, unë nuk duhej të isha natën e fundit ndaj dhe nuk dola në konkurrim natën e fundit, duke mos prishur punë të klaneve të caktuara që ekzistonin dhe vazhdojnë të ekzistojnë.  Këngët e mira gjithmonë vlerësohen, dhe këngëtarët e mirë gjithmonë mbeten. Nuk ka çmim në botë që ti ç’bëj ata”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *