E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Roshi zyrtarizohet në Turqi/ Iu bashkohet dy futbollistëve të tjerë shqiptarë te Boluspor

Odise Roshi është zyrtarisht një futbollist i Bolusporit në Ligën e Parë turke.

Lojtari kuqezi ka firmosur një kontratë njëvjeçare, nga e cila do të përfitojë 250 mijë euro në sezon duke u bërë futbollisti më i paguar në ekip.

Reklamë

Odise Roshi iu bashkohet tek Boluspori  edhe dy futbollistëve të tjerë shqiptarë Gentjan Selmanit dhe Dejvi Bregut.

Në gjashtë muajt e fundit Roshi ishte i huazuar tek skuadra e Diosgiori në hungari, ekip që nuk la shenjë në karrierën e tij si pasojë e dëmtimit që e mbajti jashtë fushe fierakun për një kohë të gjatë.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë