I qeshur, i qete dhe i kapur për dore me partneren e tij Georgina.

 

Kështu u paraqit në seancën gjyqësore në Madrid, Cristiano Ronaldo ku duhet të mbylle përfundimisht cështjen ku ai është dënuar për evasion fiscal në shtetin spanjoll.

 

Jashtë pallatit të drejtësise nuk mungonin ata që kontestonin bomberin portugez me fjalë ose me banderola ngacmuese ndërsa e prisnin një numër shumë I madh gazetarësh.

 

  

 

Deri tani në bazë të vendimit të marrë pak kohë më parë, Ronaldo ka qënë I detyruar të paguajë në arkat e shtetit spanjoll, konkretisht tek Ministria e Financave, shumën prej 13.4 milion euro. Tani ai duhet të mbylle edhe procesin penal pas të cilit gjykata vendosi që për 4 akuzat e ngritura nga 2011 deri në 2014 ai të dënohet me 23 muaj burg dhe 18.8 milion euro gjobë.

 

Ronaldo ka pranuar ta paguajë supërgjobën ndërsa burg ai nuk do të kryeje. Kjo pasi në Spanjë sipas legjislacionit nëse dënohesh me më pak se 2 vite burg, mund të shmangësh burgun nëse nuk ke precedente të mëparshëm penal.

 

Gjatë momentit që ka dalë nga gjykata pas përfundimit të seancës, Ronaldo foli pak për gazetarët por teksa iu zgjat mikrofoni, ai tha se cdo gjë shkoi perfekt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *