Ronaldo “jo” Portugalisë, vendimi jo për akuzat e përdhunimit

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të qëndrojë jashtë kombëtares.
Në listën e re të lojtarëve të publikuar nga trajneri Santos për ndeshjet e radhës të ligës së kombeve por edhe miqësore mungonte emri I yllit të ekipit, Ronaldo. Ky I fundit nuk luajti as në shtator me kombëtaren pasi dëshironte të fokusohej vetëm tek klubi I ri JUventus.
Trajneri Santos tha se ky vendim për të munguar sërish eshtë marrë kohë më parë duke u dakortësuar plotësisht me vetë Ronaldon I cili sipas trajnerit mund të kthehet të japë kontribut në të ardhmen për kampionet e europës. Mungesa e tij nuk ka të bëjë me akuzat për përdhunim që I janë bërë nga një modele në Las Vegas, ngjarje e 2009.
Portier: Beto, Rui Patricio, Claudio Ramos
Mbrojtes: Cedric, Joao Cancelo, Luis Neto, Pedro Mendes, Pepe, Ruben Dias, Kevin Rodrigues, Mario Rui.
Mesfushore: Bruno Fernades, Danilo Pereira, Gedson Fernandes, Pizzi, Renato Sanches, Ruben Neves, Sergio Oliveira, Ëilliam Carvalho.
Sulmues: André Silva, Bernardo Silva, Bruma, Eder, Gonçalo Guedes, Helder Costa.




