Mbrëmja e të dielës mbylli dhe javën e 6-të në kampionatin italian. Roma e Marash Kumbullës nuk zhgënjeu dhe ketë herë duke fituar me rezultatin 2-0 përballë Fiorentinës. Sfida u zhbllokua shpejt kur Spinacola goditi bukur dhe dërgoi topin në rrjetë ndërsa Pedro në pjesën e dytë të lojës vulosi dhe suksesin e skuadrës që rimerr 3 pikë të rëndësishëm.  

 

Napoli i Hysajt ndali rezultatet pozitive teksa u mund nga Sassulo në në shtëpi me rezultatin 0-2. Lokatelli dhe më pas Lopez në minutat shtesë të sfidës siguruan këto tri pikë shumë të rëndësishme në këtë fillim sezoni.

 

Më herët Juventuesi u rikthye fitoreve teksa mundi bindshëm përbllë Specias. Në një sfidë ku padyshim diferencën e bëri Ronaldo, i cili edhe pse e nisi ndeshjen nga stoli në fraksionin e dytë të lojës 3 minuta pas aktivizimit tundi rrjetën kundërshtare duke kaluar në avantazh skuadrën . Pas tij Rabio thelloi rezultatin  ndërsa në minutën e 76-të, ishte përsëri ylli portugez që  tundi rrjetën, dhe vulosi rezultatin përfundimtar të  ndeshjes  me shifrat   4-1 .

 

Ndërsa  Lacio, fitoi me  përmbysje  përballë Torinos në fund të takimit . Si fillim shënoi Pereira por shumë shpejt torinezët u përgjigjen me  Bremer e Beloti . Në fraksionin e dytë të lojës Milinkoviç-Saviç barazoi shifrat kurse Lukiç shënoi në minutën e 87. Megjithatë kur dukej se ndeshja kishte mbaruar,  Lacio shënoi me anë të  Imobiles dhe  barazoi rezultatin ndërsa në minutën e  98-ën ishte Kaisedo i dha fitoren skuadrës së Inzaghit. Ndërkohë dhe Milani fitoi me shifrat 2-1 përballë Udineses. Për kuqezinjtë shënoi Kessie dhe Zlatan Ibrahimoviç, që mban Milanin sërish në vendin e parë në kuotën e 16 pikëve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *