Dy gola dhe dy kartonë të kuq për një barazim 1 me 1 mes tensionit në Olimpiko.

Kjo është ajo që prodhoi ndeshja e javës së 16 e kampionatit Italian transmetuar në Tring mes Romës dhe Fiorentinës.

Verdhekuqtë e Zhoze Murinjos gabuan në shtëpi duke mos kapur dot vendin e katërt në kampionat, përballë një Fiorentine e cila ashtu si erdhi ndeshja mund të kishte dalë me duart plot nga kryeqyteti.

Starti i ndeshjes ishte shumë i mirë për Romën e cila falë kombinimit të dyshes së yjeve Dybala-Lukaku shënoi me belgun, golin e avantazhit.

Në minutën e 13 argjentinasi tentoi edhe dyfishimin, por pa ia dalë dot mbanë. 4 minuta më vonë kërcënimi i parë i miqve me N’zola, por Rui Patrisio ishte i vëmendshëm.

Pjesa e parë nuk ofroi më emocione, ndërsa e dyta ishte shumë më intensive. Ikone rrezikoi i pari,  dhe 3 minuta më vonë ishte radha e Romës të shkonte afërt dyfishimit me Mancinin.

Fiorentina luan hapur në Olimpiko dhe prodhon raste, sikurse traversa e Bonaventures, mirëpo episodi që ndryshon ndeshjen vjen në minutën e 65 më pas kur  Zalevski merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë Romen me 10 lojtarë. Kalojnë  pak sekonda dhe Roma tronditet edhe më shumë nga goli i barazimit shënuar me kokë nga Martinez Kuarta. Në minutën e  73 miqtë provojnë përmbysjen, por Niko Gonzales gabon nga afër.

Në fund edhe Lukakun e lënë nervat duke u ndëshkuar me karton të kuq direkt. Roma detyrohet të kënaqet me  një pikë duke ia lëshuar vendin e katërt Bolonjës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *