Roma vazhdon marshimin drejt zonës Champions.

Verdhekuqtë kanë një tjetër pamje me De Rosin si trajner.

Fitorja e fundit bindëse 4 me 1 në fushën e Monxës në javën e 27 të kampionatit italian e tregon fort ndryshimin nga Murinjo tek trajneri i ri.

Skuadra është mundur vetëm nga Interi me De Rosin në stol dhe më së shumti ka gjetur një Dibala me shumë entuziazëm dhe rezultativ.

Në pjesën e parë të ndeshjes pas një goli qe iu anulua Kristantes ishin Pelegrini dhe Lukaku që i dhanë avantazhin e sigurisë miqve.

Në minutën e 63 të sfidës ishte Paolo Dibala që çoi shifrat në 3 me 0, ndërsa në fund pati kohë edhe për golin e katërt të shënuar me penallti nga Paredes.

Roma ngjitet kështu në 47 pikë një më pak se sa Bolonja, e cila është në vendin e katërt.

Me këtë ecuri me siguri kryeqytetasit do të jenë pretendentë të mëdhenj për të qenë në Champions League në sezonin e ardhshëm.

Mbetet pas për zonën europiane Fiorentina, e cila nuk shkoi më shumë se barazim pa gola ndaj Torinos në transfertë, ndonëse kundërshtari luajti në pjesën e dytë me dhjetë lojtarë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *