Roma dhe Atalanta janë ekipet e radhës që siguruan një biletë për në fazën çerekfinale të kupës së Italisë. Verdhekuqtë fituan me përmbysje kundër Cremoneses në shtëpi, duke garantuar tashmë një derbi të madh të kryeqytetit kundër Lazios në 8 më të mirat e këtij trofeu. Verdhekuqtë ishin më të rrezikshëm në fraksionin e parë të ndeshjes, por Beloti dhe më pas tranveresa e Pelegrinit nuk e lejuan skuadrën e Murinjos të gjente avantazhit, përkundrazi. Tsaxhu befasoi të zotët e shtëpisë me një gol që i dha avantazhin Cremoneses në minutën e 37.

Roma madje ishte me fat që nuk mori golin e dytë në dy raste të miqve. Në pjesën e parë pas një shtylle të El Sharauit, për të ndryshuar fatet e  sfidës duhej dyshja e artë e fazës offensive Lukaku-Dybala. I pari shënoi golin e barazimit në minutën e 77, ndërsa argjentinasit ktheu në gol një penallti në minutën e 85.

Shkon në çerekfinale edhe Atalanta e Berat Gjimshitit, e cila në 10 janar do të sfidojë Milanin në “San Siro”, pasi eliminoi në 1/8 Sasuolon, duke e mundur 3 me 1. Kapiteni i përfaqësues sonë luajti titullar, duke bërë një ndeshje konstante pozitive, ndërsa në krahun tjetër Nedim Bajrami që luajti titullar tek Sasuolo që nuk la shenjë. Dygolëshi i belgut De Ketelar si dhe Miranchuk ndëshkuan miqtë, të cilët golin e nderit e shënuan vetëm në minutën e 95./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *