Subscribe

Komediani Sejfulla Myftaraj i njohur ndryshe si Cekja i Beratit, ka folur në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, për disa nga rolet më të spikatura të jetës së tij.

Ai tha se një rol që i ka mbetur në mendje është ai te “Një baba tepër”. Ai tha se ky rol dha mesazhe tek të gjithë, pasi po nuk deshe babanë, nuk të do asnjë njeri, pasi një ditë gjithçka do të të kthehet mbrapsh.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Një nga rolet ikonike që ju keni patur është te “Një baba tepër”, me një mesazh jashtëzakonisht shumë të fortë, ku duhet të vlerësosh të moshuarin pasi ajo është e ardhmja jote. Jeni bërë simbol në atë kohë, duket se është një rol që edhe ju e keni përjetuar shumë deri sa e keni interpretuar. Solla këtë moment sepse ju përmendët sot familjen që ju keni, dy vajza edhe djalin, por ju një lidhje shumë të fortë keni patur nga familja nga e cila keni dalë, katër motra, ju edhe me dy prindërit me të cilët keni qëndruar gjatë gjithë kohës, edhe pasi u martua.

Cekja: Absolutisht po, deri në momentin që kanë ndërruar jetë edhe nëna edhe babai, kemi qenë bashkë.

Pranvera Borakaj: Ju kthehet karma. Pra ashtu sikurse ju keni bërë për prindërit, kujdeseshit për ta, lidhja e fortë, keni të njëjtën gjë sot në familjen tuaj?

Cekja: Në mënyrë absolute po, nënë dhe babë nuk të bëhet kush, po s’deshe nënën dhe babën nuk do njeri, do të kthehet ty pastaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *