Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në Nju Jork ku po kryeson në Këshillin e Sigurimit, takimin për fuqizimin e të rinjve për të trajtuar çështjet e pajtimit, paqes dhe stabilitetit.

Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, Hasani u shpreh se të rinjtë janë ndër më të prekurit nga krizat që sjellin konfliktet.

Sipas minstrit të Jashtëm fuqizimi i rinisë është investimi më i mirë për një të ardhme më të ndritur.

Shefi i diplomacisë shqiptare do të qëndrojë në Nju Jork edhe të premten ku do të pritet në takim nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *