Subscribe

Kandidati për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka takuar qytetarët që jetojnë në zonën e Saukut, të cilëve u ka premtuar se infrastruktura do të ketë të njëjtin standard si në qendër të Tiranës, nëse ai fiton zgjedhjet në 14 maj.

 

Sipas Bejkos, është e papranueshme që qytetarët e Saukut të kenë probleme me rrugët, edhe pse jetojnë vetëm 5 km larg qendrës së Tiranës.

 

ROLAND BEJKO

KANDIDAT PER BASHKINE E TIRANES

“Ne do ta integrojmë qytetit. Ju jeni 5 km larg qytetit dhe jetoni sikur të jeni në një zonë të largët rurale. Të jesh në qytet dhe vetëm pak km larg të kesh enklava të tilla kjo është papërgjegjshmëri e kryetarit të bashkisë dhe stafit të vet. Te them që në 4 vitet do ti bëj rrugët menjëherë është papërgjegjshmëri, kërkon kohën e vet. Por duhen të merren me rradhë, dhe rrugët brënda qyteteve duhet rregulluar. Jo vetëm janë të ngushta, por nuk kalon dot. Por në këto kushte që janë të pashtruara janë edhe më problem. Duket sikur je në fshati, jo sikur je në qytet”

 

Bejko akuzoi Veliajn, se i shpenzon fondet e buxhetit të shtetit vetëm në funksion të qendrës së Tiranës dhe ka lënë jashtë vëmendjes, periferitë.

 

 

“Erjon Veliaj po e përdor buxhetin për koncerte, për qëndrën. Periferinë e kanë harruar fare. Qëllimi jonë me fitimin e bashkisë së Tiranës është që të jetë qytet unik. Mos të jetë qytet vetëm brënda Unazës së vogël dhe pjesa tjetër ti lëne në lirë dhe të jetojnë si t’ju vijë për mbarë. Këto politika tek ne nuk do të gjejnë vend, këtu qendron ndryshimi mes neve dhe atyre. Prova është fjala që japim ne.”

 

Sipas Bejkos, 14 maji është dita kur qytetarët duhet të reagojnë me votë kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *