E hënë, 21 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Robotët në ndihmë të mjekëve/ Kriza e koronavirusit, më e rënda pas luftës

Pas 7 javësh e shtruar në spital, 86 vjecarja Xhana e fitoi betejën me koronavirusin. Ajo ka dalë nga spitali por ende nuk mundet të përqafojë familjarët. Në këtë kohë pandemie distanca është mënyra më e mirë për të shprehur dashurinë.

 

E ndërsa rastet e infektimit shtohen tek bluzat e bardha, në Napoli robotët kanë ardhur në ndihmë. Një sistem inovativ që arrin të dezinfektojë dhe pastrojë falë rrezeve ultravjollcë dhe është i aftë të arrijë edhe hapësirat më të vështira.

 

Reklamë

Teknologjia po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në kushtet e distancimit social. Drronët janë shtuar për të kontrrolluar zbatimin e rregullave, madje ata edhe kërcënojnë.

 

Njerëzit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa në parqet e Milanos janë kthyer lepujt. Kafshët kanë shfrytëzuar hapësirat e lira edhe në vende të tjera të botës.

 

Përballja me pandeminë e koronavirusit është konsideruar si më e vështira pas luftës së dytë botërore. E ndërsa të gjithëve u kërkohet të respektojnë dhe mbrojnë njëri tjetrin duke qëndruar në shtëpi, policët spanjollë në krye të detyrës, falenderojnë të përgjegjshmit me serenata.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë