Pedro Acosta shkruan historinë, spanjolli merr fitoren e parë në MotoGP

Pedro Acosta ka arritur më në fund momentin e shumëpritur në karrierën e tij, duke siguruar fitoren e parë në MotoGP në Çmimin e Madh të Austrisë. Piloti spanjoll triumfoi në pistën e Red Bull Ring.
Acosta zhvilloi një garë të jashtëzakonshme dhe mori kontrollin e kryesimit në xhiron e nëntë, pasi nisi nga rreshti i parë. Pavarësisht presionit të Jorge Martin, spanjolli ruajti qetësinë dhe e kaloi vijën e finishit i pari pas 28 xhirosh, me kohën 42:16.996.
Në vendin e dytë u rendit Jorge Martin me Aprilia, vetëm 1.017 sekonda pas Acostas, ndërsa podiumi u kompletua nga Marco Bezzecchi.
Ky ishte triumfi i parë i Acostas në kategorinë elitare, pas një periudhe në të cilën ai kishte grumbulluar disa podiume, por pa arritur më parë në shkallën më të lartë. Suksesi erdhi një ditë parë ai ishte rrëzuar në garën Sprint.
Acosta, kampion bote në Moto3 dhe Moto2, tashmë ka shënuar emrin e tij edhe në historinë e MotoGP-së. Spanjolli do të largohet nga KTM në fund të sezonit për t’iu bashkuar Ducati-t në vitin 2027, por para kësaj ka arritur të festojë suksesin që i mungonte në kategorinë mbretërore.




