Ministria e Financave zyrtarizoi nismën për një fushatë të radhës rivlerësimi për pasuritë e patundshme. Afati i zbatimit është 9-mujor, nga janari deri në shtator 2026.
Drafti që është hedhur për konsultim 4 muaj nga afati i zbatimit, për agjentët e pasurive të patundshme rrezikon të sjellë një paralizë të tregut.
“Fushata e rivlerësimit është e mirëpritur. Por njësoj si një vit më parë kur nismën e propozoi Blerina Gjylameti dhe më pas u deshën disa muaj për të vendosur nëse do të zbatohej ose jo, tregu u bllokua. Me pak fjalë ata që kanë vendosur të shesin një pronë, nuk do ta marrin këtë vendim tani, por nga janari e më pas që të paguajnë sa më pak taksa”– tha Armand Shkëmbi agjent imobiliar
Ministria ka propozuar një normë tatimi 5 % nga 15% që është tatimit fitimit. Rivlerësimi i banesave i jep mundësi poseduesit të saj që ta sjelli pronën më afër vlerës së tregut, krahasuar nga 10 apo 20 vite më parë kur ai e ka blerë.
“Unë kam klientë që duan të shesin pronën e tyre. Tatimi i shkon gati 12-15 mijë euro. Është një shumë e konsiderueshme. Ndaj me një normë tatimi 5% unë mendoj se ajo është stimuluese, për ata që duan ta rivlerësojnë dhe më pas ta shesin objektin e tyre “-tha Shkëmbi
Paralelisht me fushatën e rivlerësimi, ministria zyrtarizoi edhe çmimet e referencave. Këto çmime janë përafruar me vlerën e tregut, pasi në vitet e fundit ka një rritje të ndjeshme të tregut të real-estate, të cilat duhet të reflektoheshin për referencat. Por çfarë do të thotë për qytetarët një çmim i rritur i referencës?
“Qytetarët do të paguajnë më shumë taksa në buxhet. E thënë ndryshe çmim reference do të thotë që ti nuk mund ta deklarosh shitjen e një prone me një çmim më të ulët se referenca. Nëse ky çmim rritet edhe taksat që aplikohen mbi të janë të larta.”
Pas një rritje të ndjeshme të çmimeve në dy vitet, sinjalet që vijnë nga tregu janë se nuk pritet të ketë rritje të mëtejshme, për një stabilizim. Sa më shumë prona të rivlerësohen aq më shumë ofertë do të ketë në treg. Për rrjedhojë çmimet mund të ulën.
/vizionplus.tv





