E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rivalja e vetme e Trump, Nikki Haley tërhiqet nga gara presidenciale

Nikki Haley, ish-ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, po përgatitet t’i japë fund fushatës së saj për nominimin e Partisë Republikane, pas rezultateve zhgënjyese të Super të Martës.

CNN raporton se në orët në vijim pritet që Nikki Haley të njoftojë largimin nga gara.

Haley ishte rivalja e vetme e ish-presidentit Donald Trump në fushatën paraprake presidenciale republikane.

Përgjatë zgjedhjeve paraprake republikane të “Super të Martës”, Haley fitoi vetëm 43 nga delegatët republikanë ndërsa Trump fitoi 764.

Duket se ky rezultat ka bërë që ajo të tërhiqet nga gara./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë