Lulzim Basha u ka kërkuar mbështetje për një mandat të tretë demokratëve të Kamzës, Vorës e Laprakës duke u premtuar zgjedhje të parakohshme. Basha ka përsëritur tezën se zgjedhjet u manipuluan, duke theksuar se PD doli më e fortë nga procesi i 25 prillit.

 

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“2021-shi nuk është fundi i betejës tonë për ndryshim, nuk është fillimi i një katërvjeçari. 2021-shi menjëherë pas përmbylljes të procesit statutor, është vazhdimi i betejës të Partisë Demokratike duke marrë me vete të gjithë shqiptarët për përmbysjen e regjimi, për demokracinë dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një orë e më parë, kjo është oferta me të cilën vij sot para jush, kjo është kërkesa që kam për ju. Ai na do të ndarë e të përçarë, ju dhe unë e duam Partinë Demokratike të bashkuar e të pandarë.”

 

Por Agron Shehaj nga Berati ka mbrojtur idenë se pavarësisht fenomenit të blerjes së votave, PD humbi për shkak të gabimeve të saj. I vetmi që nuk ka humbur asgjë, sipas Agron Shehajt është Lulzim Basha.

 

AGRON SHEHAJ

KANDIDAT PER KRYETAR, PD

“Lidershipi aktual thotë që ne nuk i humbëm zgjedhjet, dhe po të themi të vërtetën demokratët janë ata që kanë humbur, sepse lidershipi realisht nuk i ndryshon shumë jeta e përditshme. Janë demokratët ata që vuajnë pasojat e humbjes, janë demokratët që mbetën pa punë, janë demokratët që mbetën pa shpresë si pasojë e qeverisë së korruptuar të Edi Ramës.” 

 

Nga Saranda Fatbardh Kadilli ka akuzuar Bashën se ka përçarë partinë duke theksuar se PD nuk mund të fitojë nëse nuk bashkohet.

 

FATBARDH KADILLI

KANDIDAT PER KRYETAR, PD

“Në 4 vjet kanë dalë 4 parti nga PD; Jozefina, Astriti, Murrizi, Rudina Hajdari, Partia bashkohet, partia duhet të jetë e pastër e bashkuar.”

 

Fushata brenda Partisë Demokratike përfundon pas 10 ditësh e mbrëmjen e 13 qershorit do të shpallen rezultatet për kreun e ri të PD.

 

EDHE BASHA DO MANDAT TE TRETE

RIVALET AKUZOJNE KRYETARIN PER HUMBJEN E ZGJEDHJEVE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *