Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj e konsideroi si teatër të shëmtuar bllokimin e këtij komisioni nga kolegë të tjerë në radhët e opozitës.

Sipas tij, qëllimi i vetëm i atyre që bllokojnë zhvillimin e mbledhjeve në kuadër të kësaj reforme, nuk e duan realizimin e saj dhe i shërbejnë interesave të qeverisë.

“Ajo që ndodhi sot nuk është gjë tjetër veçse teatri i radhës të atyre që nuk e duan reformën zgjedhore. Parlamenti duhet të jetë vendi ku flitet dhe ngrihen interesat e qytetarëve.

Pala e mazhorancës e ka pritur të shndërrohet në atë mënyrë, atë teatër të shëmtuar parlamenti, me qëllimin e qartë dhe të saktë, mos e bëjë reformën zgjedhore, siç u shpreh dhe bashkëkryetari, që është komod me këtë kod zgjedhor”, tha Alibeaj.

Nga ana tjetër, deputetët që bllokuan sallën ku do të mbahej mbledhja për Reformën Zgjedhore pretendojnë se Alibeaj nuk përfaqëson opozitën dhe duhet zëvendësuar nga një tjetër figurë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *