Subscribe

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama se kanë paracaktuar edhe fituesin e ritenderimit të lotit të parë të Unazës së Re pas skandalit me kompaninë DH Albania e cila kishte falsifikuar dokumentat.

Selia Blu bën të ditur madje edhe emrin e kompanisë e cila do ta fitojë tenderin e ri për një nga 3 pjeset e Unazës së Re.

PD më tej akuzon Edi Ramën se është peng i pazareve me oligarkët e ndërtimit, prandaj nuk tërhiqet nga projekti kriminal i Unazës së Re.

Lealba Pelinkut

Departamentit Antikorrupsion në PD

Sot, po ndodh teatri i rradhës me projektin korruptiv 40 milionë euro. Është hapur gjoja tenderi për segmentin e Shqiponjës, ku Edi Rama u kap me presh në duar duke vjedhur me kompani fantazaëm, por e vërteta është se sërish fituesi është i paracaktuar. Kompania “Gjoka Konstruksion” është paracaktuar të shpallet fituese e një tenderi të manipuluar përmes kritereve shumë specifike dhe të pakapshme nga shumica dërrmuese e kompanive të ndërtimit.”Askush nuk ka më dyshim se Edi Rama është ai që ka urdhëruar këtë projekt të zhvatjes së shqiptarëve, 20 milionë euro për 2.3 kilometra. Nuk shpjegohet ndryshe këmbëngulja e tij për të çuar 18 milionë euro një herë tek kompania fantazëm, e rregjistruar në parajsë fiskale, dhe tani tek kompania, e cila është ndër përfituesit e parë të megaprojektit hajdut “Shqipëria 1 miliardë euro”, nëpërmjet të cilit pastrohen paratë e korrupsionit. Një nga faktet se tenderi është fasadë dhe fituesi i paracaktuar ka të bëjë me kriteret e qepura për klientin e Ramës në PPP-të në infrasktrukturë. Ato jo vetëm nuk kanë ndryshuar, por një prej kritereve, i vetmi që ka ndryshuar nga tenderi i parë, është bërë që i preferuari i Edi Ramës të futet në tender, por sërish duke përjashtuar shumë kompani të tjera.

Selia Blu shton se projekti korruptiv 20 milionë euro për kilometër duhet anulluar i gjithi dhe Prokuroria të hetojë dhe të çojë para drejtësisë ata që po vjedhin me tendera fasadë.

Projekti korruptiv 20 milionë euro për kilometër duhet anulluar i gjithi. Prokuroria duhet të hetojë dhe të çojë para drejtësisë të gjithë ata që herën e parë tentuan të vjedhin me mashtrim dhe kësaj here po tentojnë të vjedhin sërish me tender të paracaktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *