Një tjetër zë kritik I është shtuar frontit kundër Bashës në radhët e demokrateve.

Ndonëse në postimin e tij në facebook nuk e përmend në asnjë rrjesht, kuptohet qarë mendimi dhe qëndrimi kritik I Arben Ristanit lidhur me rrugën politike që po ndjek Lulzim Basha për të ardhur në pushtet.

Ristani shkruan se ai dhe demokratet nuk dinë se cfarë përgjigje ti japin qytetareve dhe mbështetesve të opozitës, të cilët nuk durojnë dot më qeverisjen e Ramës por që nga ana tjetër kanë pikepyetje sesi mund të vijë PD në pushtet.

 

“Si mund ta mundim ne Ramën, thotë Ristani, kur nuk futemi në zgjedhje përballë tij? Edhe protestan shton, ish deputeti demokrat, që ishin një tjetër mënyrë për të rrëzuat, nuk sollën asnjë rezultat”.

 

 

Do beni ndonje gje per ne, mor bir, se na mbyti Edi Rama?: Me tha shitesja e bukes sot.
Dicka mermerita neper buze dhe u largova.
Rruges mendova: ti thosha se do e mundim Edi Ramen ne zgjedhje. Ne kemi vendosur te mos futemi me Edi Ramen kryeminister, ne zgjedhje.
Ti thosha qe do e largojme me protesta. Ne kemi bere mbi 10 te tilla dhe s’e kemi larguar dot.
Ti thosha se do e largojme me dhune. Ne s’jemi per dhune, por edhe partneret tane amerikane e europiane s’na lejojne.
Mund ti kisha thene: hajde lutemi se bashku qe ai te largohet vete, por nuk do ishte serioze.

 

Më pas një tjetër foli “pickuese” ndaj lidershipit demokrat, lidhur me mënyrën sesi mundet Rama.

 

 

Ne fakt ka nje rruge tjeter, por ate s’ja thosha dot shiteses se bukes sepse nuk do me kuptonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *