Ish-sekretari i Partisë Demokratike Arben Ristani këtë të enjte ka qenë pjesë e emisionit Real Story me Sokol Ballën, ku ka folur në lidhje me krizën politike në të cilën gjendet vendi jonë.

 

“Askush në këtë moment nga opozita nuk mund të jetë i kënaqur, por unë shoh që dhe shqiptarët nuk janë të kënaqur sepse nuk jetojnë më në një vend normal. Nuk kanë më një politikë normale, një ekonomi të mirë, po largohen nga vendi çdo ditë. Shqipëria është në krizë dhe do zgjidhje. Patjetër që pesha e madhe sigurisht është e Qeverisë, sepse ajo ka detyrimin kryesor që të sigurojë normalitetin në vend. Por edhe opozita ka pjesën e saj në këtë përpjekje për ta çuar Shqipërinë drejt Europës që kemi ëndërruar prej vitesh tashmë”.

 

Gjithasghtu nga Real Story Ristani është shprehur se vendimi I opozitës me të vërtetë ishte një ndër vendimet dhe veprimet më të forta dhe tashmë ajo ndodhet jashtë çdo strukture drejtuese në vend.

 

Ndër të tjera ish sekretari i PD-së ka deklaruar ndër të tjera se faji kryesor në lidghje me situatën që ndodhet vendi është i qeverisë por padyshim që dhe opozita ka përgjegjësitë e saj.

 

“Pesha e madhe është e qevërisë pasi ka detyrimin që të sigurojë normalitetit dhe opozita patjetër që ka dhe përgjegjësinë e vet.PD ka bërë veprime të forta pasi menduan se do të sensibilizonin shqiptarët dhe do të tërhiqnin vëmendjen e partnerëve ndërkombëtare të cilët duhet të kishin qenë më aktiv. Jmei përball një pasojë të madhe politike ku e gjithë e djathta dhe aletatët e saj kanë ngelur të papërfazqësuar qoftë në pushtetin qëndror po ashtu edhe në atë lokal.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *