Ish-kryetari i KQZ, Arben Ristani i bëri thirrje Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi që të marrë një vendim sa më parë për modelin e fletës së votimit.

 

I ftuar në ‘Zgjedhje 2021’, nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, Ristani tha se në këtë mënyrë po u vështirësohet jeta zgjedhësve.

 

“Çështja është, se po ta shikoni, jemi duke ua bërë zgjedhësve dhe administratorëve zgjedhorë, jetën malore. Më shumë se po ua komplikojmë nuk ka ku të shkojë, ndërkohë që duhet të ishte menduar më parë që ta bënin më të thjeshtë. Unë mendoj që ta ndajnë sa më shpjet, se tashmë janë në rrezik zgjedhjet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *