Subscribe

Qendra multifunksionale “Afrodite” starton vitin akademik 2022-2023 në Shkodër.

 

Akademia më e madhe në Shqipëri e krijuar nga Afërdita Ferracaku vjen me shumë risi, ndër të cilat janë kursi i berberit, ai i menaxherit të SPA-ve si dhe kurse te ndryshme për moshën e tretë.

 

Qendra sjell eksperiencën më të mirë në të gjithë Shqipërinë falë marrëdhënieve ndërkombëtare që ka krijuar prej vitesh.

 

AFËRDITA FERRACAKU

ADMINISTRATORE E QENDRËS “AFRODITE”

 

Sot hapëm vitin e ri akadejmik 200-2023. Një kënaqësi shumë e madhe sepse kemi shumë studentë që na kanë ardhur. Këtë vit ikemi risi të reja plus parukeri, estetikë, berber që kemi pasur vitet e tjera kemi për moshat e treta: kamarier, banakier, menaxher spa për ti dhënë mundësinë që të marrin edhe profesione të tjera te academia jonë. Ju mirëpresim, mirë se të vini. Dyert I kemi të hapura.

 

Studentët që kanë zgjedhur qendrën multifunksionale “Afrodite” shprehen entuziastë.

 

STUDENTË

 

Kam zgjedhur parukerinë në qendrën multifunksionale “Afrodite” Academy pasi na ofron  një mundësi të mirë drejt së ardhmes. Qendra ka një program të plotë dhe të avancuar.

Arsyeja pse e kam zgjedhur shkollën në “Afrodite” Academy është si fillim na jep mundësinë e punës si brenda dhe jashtë dhe duke parë se estetika po zhvillohet shumë dua që edhe unë të jem një parukiere e mirë në të ardhmen.

 

Në datat 6 dhe 7 nëntor pritet që në qendrën “Afrodite” të vijnë personazhe të njohur në nivel ndërkombëtar për të ndarë me të rinjtë shqiptarë, por jo vetëm, teorinë dhe praktikën e kurseve më të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *