E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 orë më parë
Teknologji

Risia më e fundit nga Whatsapp

WhatsApp së fundmi është kthyer në një nga rrjetet më të përdorur për shkëmbimin e mesazheve.

 

Muajin e kaluar në dispozicion të përdoruesve vendosi përdorimin e “sticker-at” paketë që ishte më parë edhe në Facebook Messenger.

 

Reklamë

Nëse përdorni një Android, ju mund të shprehni gjithë kreativitetin tuaj duke krijuar “sticker-a” të personalizuar në telefonin tuaj. Kjo risi vjen në sajë të Sticker Studio, një aplikacion pa pagesë, i ndërtuar nga Sven van der Zee, një ish-praktikant i zhvillimit në TNË.

 

Ngjitëset krijohen lehtësisht duke vendosur foto ose importuar imazhe, dhe thjesht të vizatoni pjesën e fotos që dëshironi që ta transformoni në një sticker.

 

Aplikacioni gjendet në Google Play, dhe mund të shkarkohet pa pagesë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë