Qeveria ka miratuar aktin normativ për rishpërndarjen e rreth 46 miliardë lekëve të buxhetit. Opozita ka pretendimet e saj lidhur me këtë shpërndarje. E ftuar në Vizion Plus, deputetja Sorina Koti tregon diskutimet me të cilat u mor ky vendim.

 

“Ne sot patëm një diskutim të gjatë me ministrin e Financave për rishpërndarjen e buxhetit për 2023, madje që në krye të herës e kemi përcaktuar se ne nuk kemi qenë dakord që kur është miratuar buxheti për vitin 2023 për shkak të mungesës së ndihmës ndaj njerëzve në nevojë, për ndihmën ekonomike, për ndihëm sociale, për shtresën në nevojë që ka Shqipëria. Ajo që ne kërkuam sot ishte një transparencë se ku do të shkonin paratë, të cilat janë për 2 muaj”, tha ajo. “Nuk ka pasur një transparencë nga Ministria e Financave, ne kemi kërkuar një listë të plotë të projekteve se ku do të shkojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë edhe pse janë mbledhur më shumë të ardhura”, shton ajo duke nënvizuar se pensionistëve nuk iu është reflektuar kjo rritje të ardhurash.

 

Pra, për opozitën nuk mjafton ndarja e buxhetit që qeveria ka bërë?

 

“Përveç shumës që nuk është e mjaftueshme, ne kemi kërkuar transparencë se ku do të shkojnë këto para sepse rindërtimi tashmë ka që në 2019 që ka filluar dhe ende nuk kemi një shifër përfundimtare sa ke qenë kostoja e rindërtimit dhe sa njerëz kanë përfituar”, tha ajo. “Një zë tjetër që kemi ngulur këmbë ka qenë bujqësia”, tha ajo duke shtuar se ky sektor ka ulje të investimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *