E premte, 16 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rishkrimi i historisë, Egro: Nuk ka mendime alternative/ Xhufi: Ke gjë me mua, me Cekën?

Akademia e Shkencave ka iniciuar një projekt që synon ta çojë më tej historiografinë shqiptare. “Historia e shqiptarëve”, pritet të përfundojë pas dy vitesh. Projekti do të zgjasë deri në vitin 2023.

I ftuar në “Spotlight” nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, historian Dritan Egro u shpreh se ky projekt nuk i lë hapësirë mendimit alternativ.

Reklamë

Dritan Egro: Një histori sintetike që përfshin 3 mijë vjet, çfarë hapësire i lë mendimit alternativ?

Pëllumb Xhufi: Kontributor alternative? T’i them emrat e të gjithëve, meqë politikisht… të intereson politikisht apo si?

Reklamë

Dritan Egro: Jo, s’më intereson fare politikisht.

Pëllumb Xhufi: Atëherë, me Neritan Cekën, Apollon Baçen ke ndonjë gjë? Me mua ke ndonjë problem? Me Aleksandër Meksin ke ndonjë problem?

Dritan Egro: Unë po them për modelin.

Pëllumb Xhufi: Thashë, ne vëmë faqen dhe e kemi vënë faqen, jo njëherë, por disa herë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë