Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 January 2026
Vizion fokus

Aksident në Sarandë, lëndohen dy persona

Tragjedi, ortekët vrasin 5 skiatorë në Alpet e Austrisë!

Gutierrez: Bota ndodhet në dete të trazuara

Trump: Irani, vendi më i keq në botë për...

E rëndë në SHBA, djali 11-vjeçar vret babanë pse...

Mbështetësit e Lapajt protestë te kryeministria, tensione me policinë

Zhduket avioni me 11 persona në bord në Indonezi

Berisha: Donin të na zhduknin, por ne u ringritëm

Vedat Muriqi i papërmbajtshëm në La Liga, “Pirati” shënon...

Akuzohet për shpërndarje narkotikësh, arrestohet 18-vjeçari shqiptar në Itali

Rishikohet Kuadri Makroekonomik e Fiskal 2025-2027, rriten projeksionet për të ardhurat dhe shpenzimet, ulet borxhi publik

20 Qershor 13:17

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e ditës së djeshme Kuadrin e rishikuar Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2025-2027, përgatitur nga Ministria e Financave. Kuadri Makroekonomik e Fiskal përcakton përparësitë strategjike të qeverisë, projekton pritshmërinë makroekonomike në afatmesëm, si dhe parashikon nivelin e të ardhurave dhe shpenzimeve në buxhetin e shtetit. Gjithashtu, dokumenti përmban objektivat në lidhje me treguesit kryesorë të politikës fiskale si balancën e përgjithshme fiskale (deficitin), huamarrjen, borxhin publik, si edhe balancën fiskale primare.

Ministria e Financave nënvizon se konsolidimi fiskal do të vijojë të jetë objektiv i politikës fiskale për periudhën afatmesme 2025-2027, në funksion të sigurimit të stabilitetit makroekonomik të vendit. Sipas projeksioneve, borxhi publik parashikohet të zbresë në 55.2% në vitin 2027. Balanca primare, si një parametër i rëndësishëm i qëndrueshmërisë afatgjatë të financave publike, e rikthyer në pozitive që në vitin 2023, do të vijojë të jetë e tillë, në përputhje edhe me rregullat fiskalë të Ligjit Organik të Buxhetit.

Vlerësimet faktike për vitin 2023, për rritjen nominale të rritjes ekonomike sollën një rishikim të treguesve kryesorë të borxhit dhe të deficitit, ku për vitin 2023 treguesi i borxhit shënoi nivelin 58.9% të PBB, treguesi i deficitit shënoi nivelin 1.4% të PBB dhe balanca primare 0.7% të PBB.

Projeksionet janë që në vitin 2024 të ardhurat totale të shënojnë një rritje të konsiderueshme duke arritur për herë të pare në 28.8% të PBB-së, ose 1% më shumë krahasuar me vitin 2023, i mbyllur në nivelin 27.8% të PBB-së, ndërsa projektohet që ato të arrijnë në 29.1% të PBB-së në vitin 2027.

Paralelisht me rritjen e të ardhurave dhe konsolidimin e mëtejshëm fiskal (uljen e borxhit, respektimin e balancës primare pozitive), kuadri i rishikuar synon të ruajë një raport të shëndetshëm të shpenzimeve buxhetore, ku në veçanti investimet publike parashikohet të jenë mesatarisht 5.2% e PBB-së në çdo vit buxhetor. Gjithashtu, parashikohet që shpenzimet e programuara për buxhetin e vitit 2025 të jenë afro 796 miliardë lekë, ose 31.1% e PBB-së./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Ekonomi
Tagged:
Borxhi Publik Ministria e Financave

Nga e njëjta kategori

Aksident në Sarandë, lëndohen dy persona

më shumë...

Tragjedi, ortekët vrasin 5 skiatorë në Alpet e Austrisë!

më shumë...

Gutierrez: Bota ndodhet në dete të trazuara

më shumë...

Trump: Irani, vendi më i keq në botë për të jetuar!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:37

Mandarina apo portokall, cili frut ka më...

10:26

Aksident në Sarandë, lëndohen dy persona

10:03

Tragjedi, ortekët vrasin 5 skiatorë në Alpet...

9:49

Gutierrez: Bota ndodhet në dete të trazuara

9:29

Ja pse disa persona thinjen më shpejt

8:54

Hëna e re e Bricjapit, ja si...

8:47

Trump: Irani, vendi më i keq në...

8:39

E rëndë në SHBA, djali 11-vjeçar vret...

8:12

Ja çfarë është në të vërtetë një...

7:55

Mbështetësit e Lapajt protestë te kryeministria, tensione...

7:31

Zhduket avioni me 11 persona në bord...

6:47

Temperaturat zbresin deri në -4 gradë celcius,...

6:43

Berisha: Donin të na zhduknin, por ne...

6:19

Vedat Muriqi i papërmbajtshëm në La Liga,...

5:55

Akuzohet për shpërndarje narkotikësh, arrestohet 18-vjeçari shqiptar...

5:53

Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Faleminderit...

5:42

Pas konfliktit për videolojërat, 11-vjeçari qëllon për...

5:30

Ekuadori vendos 10 mijë trupa ushtarake kundër...

5:06

Si t’i përgjigjesh fëmijës kur të bën...

4:37

Ky është qyteti më i ftohtë në...

Më të klikuarat

  • Vrasje tronditëse në Greqi, 44-vjeçari shqiptar ekzekuton me...
  • Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama: Faleminderit Presidentit...
  • Abuzoi me djalin 15-vjeçar të bashkëshortit, 35-vjeçares i h...
  • Arratisja e Altin Ndocit/ Burg për ish-zv.shefin e Policisë...
  • Ky është qyteti më i ftohtë në botë, temperaturat arrijnë de...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.