Keir Starmer nga Partia Laburiste do të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë, pasi arriti të kalonte pragun e 326 vendeve në parlamenen.

“Ne ia dolëm”, tha Starmer teksa mbërriti në një nga qendrat më të mëdha të votimit në Londër.

Kryeministri i ri, vlerësoi punën që është bërë gjatë kësaj kohe në partinë që ai drejton për të arritur në fitore.

Ne ia dolëm! Ndryshimi fillon tani. Katër vite e gjysmë punë duke ndryshuar partinë. Kjo është ajo për të cilën është: një parti e ndryshuar e punës, e gatshme për t’i shërbyer vendit tonë, e gatshme për të rikthyer Britaninë në shërbim të njerëzve që punojnë”, u shpreh ai.

Ndërsa nga ana tjetër Rishi Sunak e ka pranuar publikisht humbjen, duke i telefonuar pasardhësit të tij, Keir Starmer, për ta uruar atë.

Laburistët arritën fitoren historike duke u rikthyer në pushtet pas 14 vitesh qeveri konservatore. Më i madh se ai i Tony Blair, në vitin 1997, pasi pas pesë kryeministrave konservatorë, Brexit, masave shtrënguese, krizës në fuqinë blerëse dhe përkeqësimit të sistemit shëndetësor publik, konservatorët pësuan një humbje masive, dërrmuese, duke u përballur me pakënaqësinë e popullit britanik./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *