Subscribe

Fundjava ka risjellë reshjet e dëborës në disa zona të vendit, ku më të theksuara kanë qënë në pjesën verilindore dhe juglindore.

Aktualisht raportohet se kanë rinisur reshjet e dëborës në juglindje në zonën e Dardhës dhe të Voskopojës.

Burime zyrtare thanë se firmat kontraktore me mjetet borëpastruese dhe kriposje kanë mbajtur të kalueshme pa probleme akset e rrugëve Dardhë – Voskopojë – Vithkuq si dhe fshatrat Shtyllë e Panarit.

Sektori i qarkullimit rrugor si zakonisht u kërkon drejtuesve të mjeteve që përdorin akset rrugore malore të bëjnë kujdes dhe të qarkullojne me goma dimërore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *