Subscribe

Negociatorët e mazhorancës dhe opozitës kanë rinisur sot bisedimet në ambientet e rezidencës amerikane në Tiranë, për të gjetur kompromisin mbi reformën zgjedhore.

Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari hynë në ambientet e rezidencës në orën 11.00

Nën praninë dhe mbikqyrjen e ambasasores amerikanë Yuri Kim, diplomatit të BE Luigi Soreca dhe ambasadorit britanik Duncan Norman, përfaqësuesit politike diskutuan për mëse një orë. Më pas, ata u larguan për tu takuar me krerët e partive përkatëse.

Gjiknuri zhvilloi një takim në selinë e qeverisë me kryeministrin Rama, të cilit i paraqiti rezultatet e bisedimeve

Edhe Oerd Bylykbashi bisedoi me Bashën në selinë e PD.

Negociatorët iu drejtuan më pas rezidencës amerijanë ku kanë rinisur bisedimet për reformën.

Palët ende ndahen për çështjet që kanë të bëjnë me depolitizimin e administratës zgjedhore si dhe procesin e ankimimit.

Një ditë më parë, negociatorët kaluan  9 orë diskutime por  pa arritur një marreveshje.

Në mbyllje të takimit maratonë, ambasadorët thanë se Shqipëria ndodhet në një fazë kritike të historisë së saj. Nga mazhoranca dhe opozita kërkohet bashkëpunim e kompromis, në mënyrë që të mundësohet integrimi në BE.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti Meta tha se mesazhi i një dite më parë i Bashkimit Europian është i qarte: zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore. 8 qershori po afron. Dhe Komisioni Europian – nënvizon Meta – mezi po prêt te shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *