Festat mbushin hotelet në Durrës, pjesa më e madhe e prenotimeve janë bërë nga shqiptarët e Kosovës

Hotelet e Durrësit po përballen me një kërkesë të lartë për prenotime në fundjavën që përkon me festat e nëntorit.
Në shumë prej tyre, thuajse të gjitha dhomat janë të rezervuara, ndërsa pjesën më të madhe të vizitorëve e përbëjnë shqiptarët nga Kosova.
Blerim Norja, përfaqësues i Unionit Turistik Shqiptar, thotë se strukturat akomoduese në Durrës kanë marrë masat për organizimin e aktiviteteve festive, duke u përgatitur për të mirëpritur turistët gjatë kësaj fundjave.
“Shtetasit nga Kosova përbëjnë rreth 80 për qind të tyre, ndërsa pjesa tjetër janë vizitorë nga Shqipëria dhe vende të tjera, të cilët shfaqin interes për të njohur traditat dhe mënyrën se si shqiptarët festojnë Ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit”, thotw Norja.
Fluksi i vizitorëve gjatë festave të nëntorit i jep një impuls të rëndësishëm aktivitetit turistik dhe hotelier në Durrës, duke e kthyer qytetin në një nga destinacionet e preferuara për këtë fundjavë festive.




