Shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku” e cila pret çdo vit mbi 1300 nxënës, u rindërtua nga Bashkia e Tiranës, pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Tirana është e vetmja bashki në Europë që e jep falas arsimin digjital për fëmijët.
“Pra, përveç asaj që garanton ministria në shkollë, Piramida sot, për të gjithë fëmijët mbi 12 vjeç, ka kurse falas te TUMO. Sot kemi çuna dhe goca që janë në gjimnaz dhe kanë filluar që tani, me një leje nga prindi, të punojnë për një kompani duke koduar nga shtëpia”, tha Veliaj.
Ministrja Ogerta Manastirliu u ndal në projektin e ri për kontroll dhe modernizim të kurrikulës arsimore .
“Shumë shpejt do të prezantojmë paketën e re për modernizimin e kornizës kurrikulare. Lind nevoja që të gjitha sfidat e kohës që jetojmë dhe ato të së ardhmes t‘i projektojmë në kurrikulën arsimore”, u shpreh ministrja.
Kryebashkiaku dha lajmi se rindertimi I institucioneve arsimore do te vijoje me shkollat “Edith Durham” dhe “Petro Nini Luarasi”. /vizionplus.tv





