Në kuadër të programit të Rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama njoftoi se aktualisht punohet në 33 kantiere shkollash në zonat e prekura.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se javën e ardhshme dhe gjatë muajit korrik do të hapen kantiere të reja dhe do të fillojë nisja e ndërtimit të banesave individuale.

“Programi i Rindërtimit – SOT PUNOHET NË 33 KANTIERE SHKOLLASH TË REJA NË ZONAT E PREKURA NGA TËRMETI DHE NË KANTIERIN E PARË TË LAGJEVE TË REJA TË BANIMIT (Fushë-Krujë), KU PO NDËRTOHET INFRASTRUKTURA NËNTOKËSORË. Javën e ardhshme e gjatë gjithë korrikut do të vijojë hapja e kantiereve të reja dhe do të nisë pak nga pak edhe ndërtimi i banesave individuale”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *