Subscribe

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku denoncoi se pesë nga 12 godinat që do të ndërtohen në zonën e “5 Majit” në Tiranë do të merren nga qeveria. Në një deklaratë për mediat, Tabaku tha se në vend se këto godina të jenë për qytetarët e dëmtuar nga tërmeti, pangopësia e qeveritarëve nuk e lejon.

 

“Në zonën “5 Maji” do të ndërtohen 12 godina me vlerë 52 milion euro; godina të cilat duhet t’u përkisnin banorëve të dëmtuar nga tërmeti. Por nuk do të ndodhë aspak kështu, sepse fondet e rindërtimit, paratë e taksapaguesve shqiptarë do të shkojnë për një qëllim tinëzar, i cili ushqen me luks pushtetarë dhe qeveritarë të paskrupuj. Ne kemi faktuar më herët se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, që nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga tërmeti, do të zërë një nga godinat e reja në zonën e rindërtimit. Tatimet nuk janë institucioni i vetëm që do të uzurpojë hapësirën e re publike. Në këtë zonë, që duhet t’u përkiste qytetarëve, qeveria po nxjerr jashtë banorët për t’i dhënë vetes luksin që me paratë që duhet të shkojnë në ndihmë të ndërtimit të banesave të qytetarëve të përfitojë ajo për luskin personal. Nga 12 godina që ndërtohen me fondet e rindërtimit (pra nga taksat tona të rritura) 5 prej tyre do të rrëmbehen nga qeveria.”

 

Jorida Tabaku paralajmëroi se nuk do të jetë e largët dita kur fajtorët për këtë abuzim do të përgjigjen për këtë sjellje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *