Një 23-vjeçar është hedhur nga një lartësi e madhe brenda territorit të aeroportit ne Rinas, mesditën e kësaj të enjte. Sipas policisë i riu u dërgua i pajetë në Spitalin e Traumës. Informacionet paraprake bëjnë me dije se viktima Juglend Kapllanaj vuante nga depresioni dhe kjo mund të jetë një nga arsyet që e ka shtyrë të ndërmarrë këtë veprim ekstrem. 23-vjecari ishte kthyer nga Gjermania po ditën e sotme. Akti vetëvrasës ka krijuar panik tek pasagjerët e shumtë që kanë qene të pranishëm në Aeroportin e Rinasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *