Subscribe

Investimi strategjik “Durrës Yachts & Marina”, i pari i këtij lloji, pritet të shënojë një epokë të re për turizmin jo vetëm për qytetin bregdetar, por edhe për gjithë vendin.

 

Marrëveshja mes qeverisë dhe tre kompanive, pritet të miratohet me procedurë të përshpejtuar këtë javë ne komisionet parlamentare, për ti hapur më pas rrugën votimit në parlament.

 

I gjithë projekti parashikon të gjenerojë 3.2 mld euro të ardhura, ku pjesa më e madhe ose 70% do të vijnë nga shitja e apartamenteve që do të ndërtohen.

 

Sipas marrëveshjes, janë planifikuar mbi 1.3 mln metra katror sipërfaqe ndërtimi, 12 mijë apartamente, si dhe hotele me 4 e 5 yje, me mbi 850 dhoma gjithsej. Ndërsa janë parashikuar 280 vende parkimi për jahte.

 

Shteti shqiptarë është aksioner në këtë investim. Ai ofron falas tokën për ndërtim, përjashtimin nga taksa e infrastrukturës si dhe ajo e strehimit për ndërtuesit. E vetmja gjë që fiton buxheti i shtetit nga kjo marrëveshje, janë të ardhurat nga taksat, që llogariten në 238 mln euro.

 

Faza e parë nis në fillim të vitit 2023 dhe zgjat 5 vite. Ajo parashikon ndërtimin e 4 mijë apartamenteve, të cilët do të mund të shiten me 1500 euro për metër katrorë si dhe të një hotele me 5 yje.

 

Qeveria ka menduar edhe një ligj të veçantë i cili do t’i japë çdo personi që do të blejë prona, të drejtën të aplikojë për shtetësi apo rezidencë të përhershme në Shqipëri. Pasaporta e artë është një nga nismat për të cilat Bashkimi Europian ka shfaqur rezerva mbi zbatimin e saj në vendin tonë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *