E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rikthimi i maturantëve në shkolla/ Evis Kushi: Jemi plotësisht të përgatitur

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi reagoi pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të rikthyer në klasa maturantët.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Kushi deklaroi se shkollat janë të përgatitura për këtë vendim.

 

Reklamë

Ajo rikujtoi se duhen respektuar masat anti-COVID.

 

“Jam optimiste për sugjerimin e fundit të Komitetit të Ekspertëve për rikthimin në bankat e shkollës të maturantëve nga 10 bashkitë që deri më sot konsideroheshin zona me rrezikshmëri të lartë infeksioni. Shkollat e mesme pranë këtyre bashkive janë plotësisht të përgatitura për të mirëpritur nxënësit sipas të gjithave protokolleve anti-COVID. Duke falenderuar çdo nxënës, mësues e prind për mirëkuptimin e reflektuar deri më tani, apeloj fort që të jemi shumë të kujdesshëm në respektimin e rregullave me qëllim mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit dhe vijimin me një proces të rregullt mësimor.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë