Subscribe

Në Komisionin e Ekonomisë po zhvillohet seanca dëgjimore me grupet e interesit për bastet online. Ish -kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyrti tha se ligji ka problematika.

 

Në fjalën e tij ai shtoi se me këtë ligj, lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Ai ka kërkuar nga ligjvënësit të rikthehen kompanitë që kanë qenë në mënyrë që nisma e qeverisë të mos dështojë.

 

Ligji ka problematika që nuk janë marrë parasysh. Me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Në botë ka edhe pika fizike jo vetëm online. Ligji kërkon të deklarohen edhe shumat e vogla, kjo do pengojë edhe turistët të luajnë. Pse të jenë vetëm kompani të huaja, ato do i dërgojnë paratë jashtë. Nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin, kjo nismë do të dështojë!’, tha Shyti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *