Subscribe

Rikthimi i basteve online vijon të jetë në diskutim e sipër në komisionet parlamentare. Deri më tani, ky projektligj ka marrë dritën jeshil nga Komisioni i Ligjeve dhe ai i Ekonomisë, pavarësisht kundështive të opozitës.

Por ministri i Financave në një dalje për mediat foli për nevojën për një formalizim por që duhet të jetë i kujdesshëm, i kontrolluar dhe transparent. Ai shtoi se bëhet fjalë për lojra online digjitale, për të cilat është kufizuar dhënia e licencave si dhe janë shtrënguar kërkesat.

Është e rëndësishme të kuptohet që qasja më efektive ndaj informalitetit është formalizimi. Një formalizim që duhet të jetë i kujdesshëm, i kontrolluar dhe transparent. Besoj që ligji edhe pas diskutimeve në komision ka disa aspekte që shkojnë drejt kësaj qasjeje duke pasur parasysh që të gjitha pagesat planifikohen të jenë përmes sistemit të pagesave. Bëhet fjalë për lojra online digitale. Janë shtrënguar kërkesa që të ketë operatorë me eksperiencë në vende të OECD pra të kontrolluara. Është diskutuar të ketë element gare pasi numri i licencave është i kufizuar“, tha Mete./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *