Subscribe

Festivali “South Outdoor” rikthehet sërish me edicionin e tij të pestë që do të mbahet në Borsh.

 

E veçanta e këtij edicioni është se do të ketë një shtrirje më të gjatë kohore dhe nuk do të mbahet në pikun e sezonit turistik, por më herët, nga data 29 prill deri më 3 maj.

 

Qëllimi kryesor i tij është zgjatja e sezonit turistik por dhe promovimi i jugut të Shqipërisë duke bërë bashkë artin dhe turizmin.

 

MIRELA KUMBARO

MINISTRE E TURIZMIT DHE E MJEDISIT

“Pjesa e rëndësishme e këtij festivali dhe mua më vjen shumë mirë që festivalet po bëhen nën shenjën e mjedisit, të mbrojtjes së tij. Ky festival është një thirrje për qytetarët që jetojnë në këto vende, por edhe për të rinjtë e larguar është të kthehen e të investojnë këtu. E ardhmja e turizmit nuk është vetëm deti dielli dhe plazhi.”

 

Përveç aktiviteteve që janë zhvilluar edhe në edicionet e tjera, ky vit rezervon më shumë adrenalinë për pjesëmarrësit si dhe disa aktivitete të reja.

 

 

PETER ZINGRAF

AMBASADOR I GJERMANISE NE SHQIPERI

 

“Turizmi është i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë së një vendi padyshim por unë mendoj se turizmi i qëndrueshëm është më i rëndësishmi sidomos në zonat rurale. Pa dashur të anashkaloj asgjë, jugu i Shqipërisë është kryesisht zonë rurale dhe jam i lumtur që Himara është vendi që do të organizohet ky edicion i pestë.”

 

Edhe për kryetarin e bashkisë së Himarës Jorgo Goro ky festival ka një impakt pozitiv në zhvillimin e vendit të tij.

 

JORGO GARO

KRYETAR I BASHKISE HIMARE

“Himara po e ndien më mirë akoma pjesëmarrjen e të gjithëve në turizëm. Edhe bizneset e Himarës duke qenë se festivali fillon në prill dhe do të thotë se hapen një muaj më herët dhe nuk mbyllen më.”

“South Outdoor” është një nismë e GIZ, përmes programit ‘Zhvillimi i Qëndrueshëm i Zonave Rurale’, financuar nga Qeveria Gjermane, i cili edhe këtë vit premton shumë surpriza për pjesëmarrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *