E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Politikë

Rikthehet Mural Fest, portreti i Ismail Kadaresë përjetësohet në një pallat në Tiranë, Veliaj: Murale e mrekullueshme

Ka nisur edicioni i katërt i Mural Fest Tirana, me pjesëmarrjen e artistëve nga 11 shtete të ndryshme të botës.

Një prej veprave të realizuara për këtë edicion është dhe përjetësimi i portretit të shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar foton e murales së realizuar në një pallat në këtë zonë, pranë ish-stacionit të Trenit.

“E gjeni dot se ku po realizohet kjo murale e mrekullueshme e Ismail Kadaresë në Tiranë?”, ka shkruar kryebashkiaku.

 

Reklamë
View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Vepra është realizuar nga piktori me famë ndërkombëtare Maximiliano Bagnasco. Ky është edicioni i gjashtë i ‘Mural Fest’ në Tiranë, organizuar nga drejtori i Agjencisë Dekor Tirana, Henril Çule dhe kurohet nga artisti Helidon Haliti. Këtë vit tematika është ‘inteligjenca artificiale’, ndërsa pjesë e projektit janë 14 murale, teksa 80% e artistëve janë vajza./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë