Subscribe

Pas lëkundjeve të djeshme që shkaktuan panik në disa qytete të vendit, sizmiologët e konsiderojnë tërmetin si normal, në vazhdën e postlëkundjeve të goditjes tragjike të 26 nëntorit.

Rrjeti sizmiologjik shqiptar ka regjistruar shkallën e lëkundjes me një magnitudë 4.9 të shkallës rihter dhe thellësi prej 7 km pranë fshatit Bubq të Fushë Krujës.

 

REXHEP KOÇI

 

SIZMIOLOG

 

 “Aktiviteti sizmik nuk ka dalë nga ecuria e 26 nëntorit. Nuk është në madhësinë e ngjarjeve me impakt të madh në struktura dhe ndjeshmëri, nese do krahasojme ngjarjen e djeshme me 26 nëntorin pra nga magnituda 6.3 në 4.9;. Kjo periudhë që do gjenerojë tërmete, do ketë dhe raste që do të ketë ndonjëherë një devijim nga trendi i rënies, por grafiku është gjithmonë në rënie përsa i përket numrit të ngjarjeve sizmike dhe madhësisë ose magnitudës. Tani këto ditët e fundit kemi pasur 3, 4 deri në 5 ngjarje me përjashtim të thjesht meqë pati një riaktivizim të zonës që gjeneroi tërmetin me magnitudë 4.9 dhe deri në këto momente kemi regjistruar rreth 15 ngjarje të tjera, me përjashtim të ngjarjes së orës 21:17, të gjitha të tjerat kanë qenë nën magnitudën 3.1… ”

 

Situata sizmike në vendin tonë nuk ka shteruar, por sipas sizmiologëve nuk ka rrezik sepse numri dhe magnituda e lëvizjeve do të jetë gjithnjë në rënie.

 

REXHEP KOÇI

 

SIZMIOLOG

 

“Periudha ne vijim do të vazhdojë në ngjarje të tjera sizmike në mënyrë sporadike, por në rënie.”

 

Tërmeti i djeshëm ndërkohë riktheu panikun mes qytetarëve, të cilët u frikësohen pasojave të ngjashme me lëkundjen shkatërrimtare të 26 nëntorit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *